• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Do të kandidoni për kryeministër edhe në 2029? Berisha: Ky është misioni im

11 June, 2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
141
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këtë të mërkurë, gjatë një konference për shtyp nga selia blu, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sërish atë që ai e quan farsë elektorale, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Lideri demokrat, përsëriti se ai është në një mision dhe se do të paraqesë me fakte para shqiptarëve, por edhe ndërkombëtarëve parregullsitë e zgjedhjeve.

I pyetur nga gazetarët gjatë konferencës nëse do të kandidonte për kryeministër edhe në vitin 2029, Berisha tha se qëllimi i tij është që; “shqiptarët të votojnë të lirë dhe me votën e tyre të zgjedhin të lirë kryeministrin e ardhshëm”.

“E vërteta është që nuk po bëj gjë tjetër veçse që shqiptarët me votën e tyre të lirë të përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm.

Ky është misioni im. Unë po përpiqem çdo ditë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të votojnë jo nën presionin e këtyre horrave që s’kanë ligj, kod e moral…shërbëtorë të Edi Ramës, të atyre kasnecëve që hiqen shërbëtorë të gënjeshtrës janë që duan të mashtrojnë shqiptarët. Është mision ky. Unë flas me fakte, në dallim nga të tjerët. Edhe unë mund të bëj retorikë, por po paraqes fakte se si janë dhunuar të drejtat themelore të njeriut dhe e drejta e votës së shqiptarëve”.

Pjesë nga konferenca:

Pyetje: Z.Berisha, pa anashkuar atë që ju e quani farsë, pa i hequr asnjë presje, a mendoni ju se frymëzoni shqiptarët për të qenë kryeministër i vendit? Pas tre dekadash në politikë…

Sali Berisha: “Nëse ka një politikan në këtë tokë që ka dëshmuar qëndrime të pamposhtura në respekt të parimeve themelore të një sistemi demokratik, është Sali Berisha. PO i heq të gjitha menjanë, përmbysjen e diktaturës, ndërtimin e institucioneve demokratike, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kalimin në ekonomi tregu, kalimi nga vendi me të ardhurat të ulëta në grupin e kombeve me të ardhura të mesme të larta, lëvizja e lirë dhe marrja e rekomandimit nga KE për statusin e kandidatit, marrëveshja e stabilizim asociimit, transofrimi i infrastrukturës rrugore, TAP-i, Devolli dy projektet e shekullit. Sali Berisha u ngrit pasi ishte larguar. Humbi zgjedhjet dha dorëheqjen pa asnjë imponim nga askush, por bëri një detyrë mendoj unë dhe mori një vendim të drejtë. Dha dorëheqjen edhe nga partia e çdo funksion në parti”.

A nuk ishte ky një akt madhor në favor të demokracisë?

Sali Berisha: “Më tutje, Edi Rama me George Soros, me armiqtë e egër të demokracisë shqiptare sanksionoi Sali Berishën. Pa asnjë fakt, pa asnjë dokument kërkuan që ta rëndonin atë politikisht. Si? Të kontrollonin PD-në. Sali Berisha u ngrit për të thënë jo, PD-në s’mund ta kontrollojë kush kurrë përveç anëtarëve të saj. Fatos Nano dha dorëheqje, por të dytën e kam bërë vetëm unë. Kjo është e vërteta. Mund të kesh 30 vite por varet nga kulmet që ke mbrapa. Këto janë maja frymëzimi. Çfarë tregojnë këto të dytat, mision dhe vetëm mision.

Kjo që po bëj është një mision. Prandaj janë të shfazuar, nëse e sheh, një tërbim dhe verbëri deri në primitizëm, përpiqen të mbrojnë farsën njerëz të krimeve ordinere, të paguar nga shteti në borderotë e tij përpiqen të mashtrojnë shqiptarët. Sali Berisha po i kundërvihet kësaj propagande për mbrojtur të vërtetën. Nuk ka moshë kurrë mbrojtja e të vërtetës. Njeriu i qytetëruar duhet ta mbrojë të vërtetën deri në orën e fundit të jetës së tij. Ky duhet të jetë raporti i tij me të vërtetën pavarësisht nga çmimi që paguan.

Imagjino nëse nuk do të bëheshin këto konferenca të përditshme do të lexoje pozitë e llumit të intelektualëve duke hyjnizuar mandatin e 4-ët të Edi Ramës, të këtyre pseudo intelektualëve”.

Pyetje: Do ju çojë misioni juaj për të vërtetat, kandidat për kryeministër edhe në vitin 2029?

Sali Berisha: “E vërteta është që nuk po bëj gjë tjetër veçse që shqiptarët me votën e tyre të lirë të përcaktojnë kryeministrin e tyre të ardhshëm”.

Pyetje: Do të jeni ju?

Sali Berisha: “Ky është misioni im. Unë po përpiqem çdo ditë që shqiptarët të votojnë të lirë, të zgjedhin të votojnë jo nën presionin e këtyre horrave që s’kanë ligj, kod e moral…shërbëtorë të Edi Ramës, të atyre kasnecëve që hiqen shërbëtorë të gënjeshtrës janë që duan të mashtrojnë shqiptarët. Është mision ky. Unë flas me fakte, në dallim nga të tjerët. Edhe unë mund të bëj retorikë, por po paraqes fakte se si janë dhunuar të drejtat themelore të njeriut dhe e drejta e votës së shqiptarëve”.

Paraardhëse

Egli Tako ngjall dyshime për ribashkim me Gjestin, përmes një fotografie të fundit në Instagram?

Pasardhëse

50 emigrantë për një vit, Qeveria e Kosovës e gatshme të pranojë kërkesën e Amerikës

Pasardhëse

50 emigrantë për një vit, Qeveria e Kosovës e gatshme të pranojë kërkesën e Amerikës

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Tensione në Theth/ Gruaja bie pa ndjenja gjatë përplasjes me IKMT dhe policinë

Nga lajme2
10 July, 2025
0

Gjatë përplasjes mes banorëve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe policisë, të cilat kanë shkuar në...

U lirua nga arresti shtëpiak, zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Jamarbër Malltezin

7 July, 2025

“Krimineli as nuk ka kurajën të shfaqet”, Rama publikon pamjet nga Thethi: Çfarë borxhi i kanë zonjës Gjeli banorët dhe vizitorët?!

7 July, 2025

Prej rreth 2 vitesh në “Arrest shtëpie”, lirohet Jamarbër Malltezi, la garanci pasurore 3 mln lekë

7 July, 2025

Policia ndalon Noizyn në Zvicër, ja çka dihet për rastin

6 July, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.