Presidenti Ilir Meta në një prononcim nga Pogradeci ka dhënë arsyet se përse beteja e tij politike do të jetë më e përqendruar në qytetin e Vlorës. Sipas Metës në këtë qytet ka pasur një provokim të rëndë për vjedhjen e zgjedhjeve nga Edi Rama dhe Damian Gjiknuri.
Duke iu referuar telefonatës që bëri Rama me Gjiknurin disa ditë më parë dhe ku folën me shaka për një tërmet të ngjashëm me atë të Dibrës në Vlorë, Rama tha se kryeministrit i është bërë dhoma gati në spitalin psikiatrik të qytetit.
“Vlora u provokua shumë rëndë para pak ditësh nga bisedat telefonike të shakasë pa kripë të njeriut që duhet të ishte në burg për dosjet me vjedhjen e votave. Afrim Qëndro duhet të ishte në burg për çështjen e Astirit, dhe sot kontrollon cdo gjë, përfshirë dhe tenderat e Bashkisë, me qëllim të shtyp vlonjatët. Vlora është më e lënduara nga të gjithë.
Zotëria në çdo rast ta dijë që Vlora i ka bërë dhomën gati, pasi është me kartë. Ka dhoma të specializuara për të çmendur. Për tërmetin e Dibrës dhe për Qëndron e Astirit, është bërë vendi gati diku gjetkë, meqë nuk kanë kartelë. Edi Rama është i kapur në flagrancë, dhe për këtë arsye unë do të jem në Vlorë deri në datën 25 Prill”, – u shpreh Meta gjatë fjalës së tij.
Diskutime rreth kësaj post