Në një lidhje me Skype në “360gradë” epidemiologu Taulant Muka tha se në Singapor testet kushtojnë rreth 12-17 dollarë për test. Sipas tij, do të shmangej një dëm i madh në ekonomi, pasi rreth 200 mijë teste për 6 muaj do të kushton 3-4 milion euro.
‘Para 2-3 orësh pata një telefonatë me një mikun tim që punon në Singapor, ku prodhohen testet atje dhe kostot nuk janë më shumë se 12-17 dollarë për test. Nëse llogarisim rreth 200 mijë teste në 6 muaj, atëherë kostoja totale nuk shkon më shumë se 3-4 milion euro, ndërsa dëmi i madh ekonomik që shkaktohet çdo ditë është shumë i lartë, nga mbyllja e aktiviteteve të shoqërisë.
Kjo ndikon në gjërmueshmërinë. Rama nga 12 marsi deri në 24 mars ka qëndruar i izoluar në shtëpi. Le të supozojmë se kryeministri ka qenë i infektuar dhe ka qëndruar në karantinë. Të gjitha kontaktet e tij për ato duhet të ishin gjurmuar dhe të ishin testuar e izoluar.’ – tha Muka.
Diskutime rreth kësaj post