Rudina Hajdari do të bashkohet me Nismën Thurje, për të nisur një lëvizje të re politike. Lidhur me këtë vendim ka ardhur edhe reagimi i deputetit të opozitës parlamentare, Halit Valteri, i cili shkruan se, lëvizja që iu bashkua sot Hajdari ka interesa okulte, që ende nuk ka treguar qëllimin që ka dhe si financohet. Deputeti shprehet se, Hajdari zgjodhi interesat, përpara dinjitetit.
Postimi i plotë i Halit Valterit:
“Dy fjalë për miken time Rudina!
Rudina Hajdari u mundua për muaj të tërë që të bindtte elektoratin e djathtë se ishte përfaqësuese e tyre.
Ndonëse kanë qenë jo të paktë ata që kanë dyshuar në sinqeritetin e çdo gërme që shqiptonte deputetja lart e poshtë.
Por sot Rudina nuk ka treguar asgjë më shumë se ajo që pritej, përfundoi në xhepin e një lëvizje në përpjekje për t’u kthyer në parti. Nisma “Thurje” që përqafoi sot Rudina Hajdari është një lëvizje e financuar kryekëput nga interesa okulte.
Një lëvizje që nuk ka bërë transparente as qëllimin për çfarë është krijuar dhe as si financohet apo se kush janë këta dorëlëshuar që nuk kursehen të hedhin paranë kaq lehtë pa përfituar diçka në këmbim.
Megjithatë është e drejtë e secilit që të zgjedhë interesat okulte dhe financimet e dyshimta, përpara dinjitetit. Sot shqiptarët e kanë më se të qartë se kush është dhe çfarë përfaqëson Rudina në të vërtetë.
Me sa duket znj.Hajdari s’e gjen veten në kushtet e vendosura te partia e themeluar nga deputet të grupit Parlamentar Demokrat, ku nuk pranohen figura të kompromentuara, bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, as hajdutët e tenderave dhe kushdo që ka përfituar nga pushteti…
Znj.Hajdari e ka zgjedhur rrugën e saj tashmë dhe nderi më i madh që na bëri është se na tregoi se kush është në të vërtetë…
Rrugë të mbarë dhe zoti ta priftë mbarë!”, shkruan Valteri.
Diskutime rreth kësaj post