Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se shqiptarët janë të varfër, ndaj për këtë situatë të krijuar ata do të hakmerren ndaj qeverisë.
Ajo tha se Rama duhet të tërhiqet nga kjo gjendje lufte që ka krijuar pasi vendi është në gjendje lufte ekonomike dhe mbijetese që njerëzit nuk do kenë bukë të hanë.
“Është i çmendur. Unë kam 3 vjet që them që është i çmendur. Ai duhet të marrë një grup mjekësh të vizitohet. Unë jam minorancë. Ata që janë në shumicë le ta durojnë shtetrrethimin e atij. A e duan le ta durojnë. Ky është problemi. Kur ne flasim thonë këta e kanë hallin e vet. Kur i vjen te dera e shtëpisë thoni pse nuk reagoni ju.
Përkrahja e zotit Rama në Shqipëri në rang kombëtar nuk i kalon 6-7%. Është më e ulët se e PS si asnjëherë në jetën e tij politike. Por ajo që dua të them nuk është problemi të merremi sa e duan Ramën apo PS. Ne sot duhet të flasim si ky vend do të kalojë këtë krizë financiare, e cila është e tmerrshme.
Njerëzit do të dalin si Zombi rrugëve duke u hakmarrë ndaj njerëzve të cilëve kanë krijuar këtë situatë sot. Sot kjo situatë akoma nuk e ndjen, sepse njerëzve akoma i duket sikur kanë marrë lejen e zakonshme dhe janë me pushim. Por kjo situatë do të fillojë të shpërthejë atëherë kur njerëzit mos kenë më mundësi për të ushqyer familjet e tyre. Kur të shkojnë nëpër burgje sepse nuk paguajnë dot energjinë elektrike, ujin, taksat e bashkisë etj. Atëherë do ti shikojë kur njerëzit të bëhen Zombi ndaj taksidarëve të Edi Ramës dhe qeverisë së Edi Ramës. Prandaj është e rëndësishëm që ti thërrasin mendjes. Të tërhiqen nga këto çmenduritë e radhës që bëjnë sikur është vendi në gjendje luftë. Vendi është në gjendje lufte ekonomike dhe mbijetese që njerëzit nuk do kenë bukë të hanë. Se edhe ai e ka buxhetin zero. Gjendja do të jetë shumë keq ekonomikisht, njerëzit do ta shqyejnë po ua them që do ta shqyejnë. Mos shikoni rrjetet sociale. Shqipëria nuk është rrjete sociale”, tha Kryemadhi për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post