Universiteti Politeknik i Bukureshtit (UPB) njofton risine e guximshme e cila mund të arrijë të testojë një sistem që mund të zbulojë tërmetet të paktën katër orë përpara se ato te ndodhin. Sistemi duhet të jetë në gjendje të zbulojë nivelin, intensitetin dhe vendndodhjen e përafërt të një tërmeti dhe do të testohet në rajonin Vrancea të Rumanisë, sipas Mediafax.
Sistemet më të përparuara të zbulimit të tërmetit, të përdorura aktualisht në Amerikë dhe Japoni, janë në gjendje të lëshojnë alarmet 2-3 minuta para se të ndodhë tërmeti.
Sistemi, i cili është zhvilluar nga ndërmarrja izraelite Ionoterra, është ende në fazën e konceptit, pas testeve fillestare të kryera në Turqi dhe Greqi, me një shkallë të lartë suksesi.
Në fazën tjetër, sistemi do të testohet në rajonin Vrancea të Rumanisë, një nga zonat më aktive sizmike në Evropë.
Do të kalibrohet në pjesën e parë të vitit 2020, pas së cilës do të fillojë të sigurojë informacione rreth tërmeteve, për të dëshmuar se si funksionon sistemi në praktikë, tha rektori i UPB, Mihnea Costoiu për Mediafax.
Diskutime rreth kësaj post