Deputeti i PS, Alket Hyseni i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha pas këmbënguljes për kushtet e vendosura ndaj shumicës për Reformën Zgjedhore dhe zgjidhjen e krizës politike.
Për mazhorancën, këto kushte janë kapriço dhe ultimatume të pabaza, të cilat pasohen me goditje të forta.
“Ultimatumet e tilla nuk vlejnë më. Ftoj liderin e opozitës së rrugës të heqë dorë nga ultimatumet se e ka vërtetuar që nuk vlejnë. Duhet të kuptojë që kapriçot e marrin goditjen si në të kaluarën, ashtu do e marrë përsëri”, tha ai për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post