Bledar Skënderi, ish-anëtar i KQZ-së, thotë se Lulzim Basha gaboi që nuk i shtriu dorën e pajtimit të gjithë faktorëve opozitarë.
“Nga pikëpamja teknike, opozita mund të kishte disa mandate më shumë, por sërish do të ishte opozitë. Një nga gabimet e zotit Basha është që një kryetar partie në opozitë, që pretendon të bëhet kryeministër, duhet të shtrijë dorën e pajtimit për të gjithë faktorët që ka. Rama i afroi të gjithë njerëzit e larguar nga PS-ja në vitin 2013, për të maksimizuar çdo votë. Basha nuk afroi as Topallin dhe as Patozin. Pra, PD-ja nuk bëri përpjekjet maksimale për të maksimizuar votën opozitare”, deklaroi Skënderi.
Sipas tij, “një kryetar partie që ka humbur 2-3 palë zgjedhje, minimalisht duhet të ketë përgjegjësinë që të mbledhë organet drejtuese të partisë së vet për të konsultuar qëndrimin që do të mbajë në raport me qytetarët”.
“Janë 610 000 qytetarë që kanë votuar PD-në dhe kryetari i partisë duhet të jetë përgjegjës për votën e tyre”, theksoi Skënderi.
Diskutime rreth kësaj post