Në studion e emisionit “Opinion”, Edi Paloka tha se vendimi për të protestuar është marrë në kushtet e mbijetesës.
I pyetur nëse në këtë krizë politike a do të ketë një përplasje militantësh? Edi Paloka nga Partia Demokratike nuk e përjashtoi këtë.
“As ne nuk e duam këtë, një përplasje militantësh. Ti ke fëmijë, ata në studio kanë fëmijë dhe duam t’i rrisim në një vend normal. Vendimi ynë është marrë në kushtet e mbijetesës. Ne do reagojmë në çdo hap. Sot policia me veprimin që bëri tregoi se është kthyer në shërbëtorë të verbër. Nuk mund të veprohej sot ashtu. Ai gjenerali që është kthyer në ushtar, do mbajë përgjegjësi nesër”, tha Edi Paloka.
Fevziu: Mendoni që situata mund të shkojë drejt përplasjes?
Mendoj se është e qartë për të gjithë. Me komunikimet që kam pasur me ndërkombëtarët, i kemi bërë të qartë se edhe me Ramën s’do të ketë më stabilitet. Gjithë gazetarët e panë sot se ishte gjendje lufte, jo për fajin tonë, ishte policia.
Fevziu: Ishin protestuesit që tentuan të shtynin policinë.
Policia ka një plan masash. Edhe në protestën e 16 shkurtit hapën kordonin. Sot me një fërkim me protestuesit, nuk hodhën gaz, por hodhën helm. Ai nuk ishte gaz normal lotsjellës, ishte helm.
Fevziu: Ku do shkoni Paloka?
Nuk ka asgjë të mirë për ne, as për qytetarët.
Fevziu: Rrezikon të ketë përplasje dhe destabilitet?
Aty po shkon.
Fevziu: Dhe jeni të gatshëm?
Ne na futën në cep. Jemi në gjendje luftë për mbijetesë. Nuk kemi ku shkojmë tjetër, akti i fundit politik është marrë nga opozita. Ky ishte akti i fundit paqësor i opozitës. Ai akt që duket më ekstremi, është akti më i fundit paqësor./albeu
Diskutime rreth kësaj post