Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi u shpreh se nuk dëshiron asnjë ftesë nga kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas Patozit, Basha është në anën e gabuar të historisë.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: A do i përgjigjeshit pozitivisht një ftese të Bashës për t’u rikthyer në PD?
Patozi: Kjo nuk ka rëndësi, për sa kohë nuk ka ndodhur. Kur ngjarja të ndodhë…unë e thashë s’kam punë me PD, ajo është parti tjetër.
Pyetje: Në rregull, po e formuloj ndryshe pyetjen, a do e dëshironit një ftesë nga z.Basha?
Patozi: Jo nuk e dua. Sot z.Basha është në anën e gabuar të historisë, nesër nuk e di, por sot është në anën e gabuar sepse po kërkon së bashku me Ramën të mbajë me thonj këtë statuskuot politike.
Diskutime rreth kësaj post