Një djalë shkodran dashuron një vajzë më të madhe në moshë, por për këtë lidhje familja e djalit është vënë pengesë e madhe. Djali thotë se vajzën e dashuron, por nga ana tjetër e ëma kërkon që ai të largohet prej saj.
“Jam një 24-vjeçar nga Shiroka dhe jam marrëzisht i dashuruar me një kolege të punës që është 11 vite më e madhe se unë.
Nuk e tregon hiq moshën, madje duket edhe më e re se unë në paraqitjen e jashtme.
Ajo ka qenë njëherë e martuar, por ai tipi nuk bënte për këtë dhe janë ndarë. Fëmijë nuk kanë.
Normal këtë histori e dinë njerëzit që e njohin dhe më njohin, por unë nuk e kam problem. Unë e dashuroj atë dhe e vlerësoj si njeri dhe për mua kaq mjafton, e shkuara është e shkuar.
Por problem tani është vetëm familja ime.
Babi nuk do, por nuk është se bën potere.
Kurse nana është shumë keq që kur e ka marrë vesh. E para nuk e duron dot që ka qenë e martuar, e dyta më e keqja thotë mosha.
Një ditë më tha që po e vdes për së gjalli, po ja marr shpirtin. Nëse nuk ndahem prej saj më thotë të harroj që kam nanë.
Por unë e dua dhe nana duhet ta njohë njëherë para se ta gjykojë.
Sherri sherr në shtëpinë tonë, çfarë t’ju them. Më duket vetja edhe si adoleshent që marrin të tjerët vendimin e jetës për mua.
E dashura është aq e mirë sa thotë, ok s’ka gjë, mos ja prish prindërve.
Po unë s’kam ndër mend të ndahem se mami rri e mendon se çfarë thotë njerëzia.
Tani unë dua të fejohem, por nuk di si të bind prindërit që të vijnë t’i kërkojmë dorën…Çfarë më këshilloni?”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post