Nje 48 vjeçare ka kohe qe rri nen kercenimet dhe presionet e nje djali 19 vjet me te vogel, pasi ky i fundit i ka marre euro dhe i kerkonte te tjera, me kercenimin se do ti publikonte ne rrjetet sociale foto te saj intime.
Por gruaja nuk ka duruar dot me dhe e ka denoncuar. Policia ka arrestuar 29 vjecarin me banim ne Kurbin.
Njoftimi:
Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rënda
Më datë 19.12.2017, u ndalua shtetasi G.SH, vjeç 29, banues në Adriatik, Kurbin, pasi ka bërë kallëzim shtetasja D.P, vjeç 48, se në muajin Qershor 2017, ky shtetas dyshohet se i ka marrë nëpërmjet kërcënimit një shumë eurosh për të mos i publikuar në rrjetet sociale foto intime dhe ka vazhduar ta kërcënoje në vijimësi për ti marrë para të tjera.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë. Neni 109/b/1 i Kodit Penal
Diskutime rreth kësaj post