Eneda Tarifa e ftuar së fundmi në studion e “Abc e Pasdites”, ka folur për martesën dhe ndarjen, të cilën e quan një dështim dhe megjithëse e do martesën nuk mendon të martohet për herë të dytë.
“Çfarë vlere ka ende sot tek ty martesa?”, ishte pyetja që Ermali i drejtoi këngëtares.
“Nuk do doja të martohesha më, por jo sepse nuk e dua martesën”>martesën si institucion. Unë mendoj që asnjë marrëdhënie që ka shkuar deri në martesë nuk duhet të mbaroj sepse është një trishtim. Martesa sjell gjëra të mira, familjen, rritjen e fëmijëve, pa mungesë të të dy prindërve. Edhe pse kur prindërit ndahen mundohen t’ja plotësojnë të gjitha, por kur je në të njëjtën shtëpi është tjetër”. – tha ajo.
Ajo shtoi më tej se asnjë nga prindërit nuk mund të bëj rolet e te dyve edhe të babait edhe të nënës, ndaj rolet përkatese janë të domosdoshme.
Diskutime rreth kësaj post