Ish-ministri Ditmir Bushati tha se armiku kryesor i të majtës demokratike kudo në botë është varfëria. Bushati tha se e majta nuk e sheh pasurinë si armikun e saj, por përfshirë edhe Shqipërinë armiku kryesor i së majtës duhet të jetë varfëria.
“Situata me pandeminë, kriza financiare e 2008 kanë të përbashkët faktin që tregu ka nevojë edhe për mbështetje nga ana e shtetit. Këtu diferencat kryesore kanë lidhje me politiket. Sot më rëndësi është edhe pasiguria për vendin punës për arsimin, kualifikimin përkatës dhe besoj majta nuk duhet të bjerë në kurthin e dallimeve varfëri përkundrejt pasuri. E majta duhet të mbështetet tek intelekti, progresi dhe komunitetit.
Situata e fundit në Shqipëri na tregoi që nuk mund të jesh konstant me elitën, pasi ka edhe një pjesë tjetër të shoqërisë që kërkon vëmendje. Të gjitha këto janë të lidhur ame sistemin institucional politik që ne ndërtojnë. Pasi si në një familje ku buxheti duhet të mirë administrohet, e njëjta gjë është sa i përket buxhetit të madh të familje shqiptare. Në duhet të marrim vendime që impaktojë 10, 20, 30, 40 vitet e ardhshme”, tha Bushati për abc news.
Diskutime rreth kësaj post