• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Dialogu në Bruksel, Stoltenberg do të takojë Kurtin e Vuçiçin, zbardhen detajet

12 August, 2022
në Kosovë, Kryesore
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel më datë 17 gusht.

Siç njoftoi sot shërbimi për shtyp i NATO-s, pas bisedimeve të ndara, janë paralajmëruar konferenca për shtyp për Stoltenberg dhe Vuçiç në ora 15:30 dhe Stoltenberg dhe Kurti në orën 17:00.

Vuçiç dhe Kurti takohen me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s një ditë para raundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE), i cili ishte paralajmëruar për 18 gusht.

Presidenti serb tha dje se do të bisedojë me Stoltenberg më 17 gusht për rolin që NATO dhe KFOR-i luajnë në Kosovë.

“Këto do të jenë diskutime të mëtejshme për vendosjen e bashkëpunimit të mirë, komunikimit të mirë, i cili është shumë i rëndësishëm në momentet e krizës. Shpresoj se do të kemi një bisedë të mirë. Ne tashmë kemi pasur një bisedë telefonike dhe jemi marrë vesh që të ulemi dhe të diskutojmë të gjitha problemet në Kosovë, veçanërisht në veri, në Bruksel”, tha ai.

Duke folur për dialogun me Kurtin, një ditë më vonë, Vuçiç tha se është shumë skeptik se mund të arrihet një rezultat.

Ndërsa kryeministri i Kosovës Albin Kurti deklaroi sot se dialogu në Bruksel nuk duhet të jetë dialog për hir të dialogut, por dialog për një marrëveshje ligjërisht detyruese, për normalizim të plotë me njohje reciproke të Serbisë dhe Kosovës.

“Por duhet ta kuptoni se varet nga pala tjetër nëse do të ketë marrëveshje dhe për mua, vullneti dhe interesi janë të padiskutueshëm dhe të palëkundur”, tha Kurti në Prishtinë pas festimit të Ditës së Rinisë.

Paraardhëse

“Lufta ka nisur edhe për një grua të bukur, por jo për targa”, zbulohet biseda e Vuçiç me Hill natën e tensioneve në veri të Kosovës

Pasardhëse

Stuhi shiu, breshër dhe rrufe, fundjavë “vjeshte” në mes të gushtit në Shqipëri

Pasardhëse

Stuhi shiu, breshër dhe rrufe, fundjavë “vjeshte” në mes të gushtit në Shqipëri

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Thirrja e Shkëlzen Berishës në SPAK, ish-kryeministri: S’mund të ketë hezitim për drejtësinë

Nga lajme2
22 September, 2023
0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se djali i tij Shkëlzen Berisha do të shkojë në çdo kohë për të dëshmuar...

Kush është Sekretari i Përgjithshëm, Noka apo Bardhi? Ja si përgjigjet Berisha

22 September, 2023

Rama jep vendimin: Talentet e sportit që jetojnë jashtë mund të pajisen me pasaportë shqiptare edhe pa mbushur 18 vjeç

22 September, 2023

“Kam punuar që 10 vjeç në bujqësi”, historia e konkurrentes së re përlot studion e ‘Përputhen’

22 September, 2023

Armaldo koncert në Shkodër, publiku i Luizit i bën të papriturën

22 September, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.