Bashkeshortja e presidentit, njeheresh dhe kryetare e LSI, nuk e ka pare akoma Ilirin.
Ajo thote se eshte shume e angazhuar ne punen e saj ne drejtim te partise.
Monika Kryemadhi teksa ka folur mbreme ne “Opinion” per ngjarjet e djeshme ne Kuvend, perfshire edhe sulmin me kepuce ndaj Rames, u pyet se cfare mendon bashkeshorti i saj, Ilir Meta per shperthimin e saj ne Parlament.
A ju pa sot në seancë Ilir Meta?
Kë të shofi?
Juve…
Po pse të më shofi mua Ilir Meta, ilir Meta është president, jo anëtar i LSI, kur të jetë anëtar i LSI le të vije te kontribuoje si anetar.
Nuk ju beri asnje koment?
A me thënë të drejtën nuk e kam takuar akoma
Kryemadhi e ashpër me presidentin: Meta është bashkëfajtor se fuqizoi Ramën, ta shkarkojnë që nesër
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në Tonight me Ilva Taren tha se ishte kundër djegies së mandateve.
Gjithashtu kryetarja e LSI-së u shpreh se presidenti Meta është bashkëfajtor i kaosit politik, pasi ai la në pushtet Edi Ramën.
Kryemadhi u tregua e ashpër kur tha të shkarkohet Meta që nesër pasi ai nuk është më një anëtar i LSI-së.
Tare: Kryeprokurorja e re duhet dekretuar nga presidenti?
Kryemadhi: Presidenti është bashkëfajtor në gjithë këtë. Është bashkëpunëtor i këtij kaosi. Ai fuqizoi dhe i la pushtet të tepërt Edi Ramës për të kriminalizuar shoqërinë shqiptare.
Tare: Do të kërkoni shkarkimin e Ilir Metës?
Kryemadhi: Ta shkarkojnë që nesër. Ai nuk është anëtar i Partisë tonë.
Çipa: Kjo është akuzë e fortë.
Diskutime rreth kësaj post