Nënkryetarja e LSI-së Erisa Xhixho ka sjellë një rast hedhjeje “dheu elektoral” në një rrugë të Shkozës. Në një postim në Facebook, ajo shprehet se këto veprime në këtë kohë tregojnë panik e frikë nga ndëshkimi që do marrë qeveria më 25 prill.
Xhixho shkruan se qeveria nuk e bëri detyrën ndaj qytetarëve në 8 vite dhe tani po mundohet “të mashtrojë njerëzit që jetojnë në zonë.” Nënkryetarja e LSI shprehet se Alqi Bllako dhe të tjerët do ta marrin përgjigjen me votat e popullit.
Postimi i plotë:
“Panik e frikë nga ndëshkimi shembullor që do merrni më 25 prill tregon ky dhe’ elektoral i hedhur sot në Shkozë.
Detyren ndaj qytetarëve që nuk e bëtë në 8 vjet nuk e mbuloni dot.
Mos kujtoni se do i mashtroni kështu njerëzit që jetojnë në atë zonë, ku nuk vutë dorë as për rrugën, ndriçimin, kanalizimet, legalizimet.
Alqi Bllako dhe shpura e politikanëve që kërkojnë t’u hedhin hi syve e të blejnë dinjitetin e qytetarëve do e marrin përgjigjen që meritojnë nga vota masive e popullit.” – shkruan Xhixho.
FOTO:
Panik e frikë nga ndëshkimi shembullor që do merrni më 25 prill tregon ky dhe’ elektoral i hedhur sot në Shkozë….
Posted by Erisa Xhixho on Saturday, April 10, 2021
Diskutime rreth kësaj post