Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Jozefina Topalli, ka pranuar rezultatin ezgjedhjeve të 25 prillit dhe ka dhënë dorëheqjen nga partia e krijuar prej saj.
Ajo ka falenderuar kandidatët dhe stafin e LN-së, ndërsa është shprehur se shpreson që njerëz të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e të djathtës shqiptare.
Në rang kombëtar Lëvizja për Ndryshim mori 7.049 vota ose 0.45%. Vetë Topalli kandidoi në 4 qarqe, por nuk arriti të mbledhë më shumë se 1 mijë vota. Rezultatin më të lartë e regjistroi në Shkodër, ku mori 598 vota, ndërsa në Lezhë pati edhe mbështetjen më të ulët.
Rezultati:
Shkodër, 598 vota.
Lezhë, 58 vota.
Tiranë, 390 vota.
Durrës, 50 vota.
Diskutime rreth kësaj post