Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, është treguar i ashpër me grupin e deputetëve brenda PD, të cilët drejtohen nga Enkelejd Alibeaj.
Kryedemokrati tha se ata të cilët prekin flamurin e PD, i kanë bërë hesapet shumë keq.
Një deklaratë e tillë vjen ndërkohë që Grupi Parlamentar i PD njoftoi sot dështimin e bisedimeve me grupin e Berishës për të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhjet lokale.
“Të sigurt se ai që prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq, do e shihni në ditët e ardhshme. Si preket flamuri PD”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post