Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një reagim të ashpër ndaj taksës së qeverisë për mbetjet. ”Ne paguajmë 3 (tre) inceneratorë super të shtrenjtë, me kapacitet për të djegur mbetjet e gjithë ballkanit, por mbetjet janë rrugëve dhe në vend depozitimet e përhershme”, – shkruan Manjani.
Postimi i plotë i Manjanit:
“Sa për dijeni:
1. Ne paguajmë 3 (tre) inceneratorë super të shtrenjtë, me kapacitet për të djegur mbetjet e gjithë ballkanit.
2. Skema e trajtimit të mbetjeve me incenerim (djegie) është më e shtrenjta, por askush nuk ua sqaroi njerëzve këtë gjë.
Megjithatë:
1. Mbetjet janë rrugëve dhe në vend depozitimet e përhershme.
2. Djegia e mbetjeve bëhet në natyrë dhe jo në inceneratorë.
Pra:
1. Megjithse paguajmë shtrenjtë pa e ditur.
2. Megjithse kurrë nuk u sqarua as nevoja për kaq shumë inceneratorë as procesi i koncensionimit të tyre.
Përsëri:
Mbetjet vijojnë të na dëmtojnë xhepin dhe shëndetin.
I lëmë të gjitha mënjanë, politikën e korrupsionin me tenderat, po edhe shëndetin ja kemi borxh qeverisë?!
Jo deri këtu!
Dështim spektakolar dhe me pasoja të rënda ishte kjo politikë!” – shkruan Manjani.
Diskutime rreth kësaj post