Deputetja e PS-së, Elona Gjebrea u shpreh se sondazhet tregojnë se PS është dominante dhe fituese. Ajo shtoi se duhet punuar më shumë me të rinjtë, sidomos në kryeqytet.
“Nga java e ardhshme do të japim edhe detaje lidhur me programin. Ne nuk kemi një vizion të ngushtë, por një vizion afatgjatë. Shqiptarët do të dinë të zgjedhin një parti si PS që ka ditur ta kritikojë veten. Ne kemi treguar se dimë të thithim fonde dhe përmes besimit të qartë ne kemi arritur të marrin fondet për tërmetit.
Edhe për pandeminë, kemi arritur që të bëjmë më të mirë, me kushtet që kemi, sepse kjo është një situatë globale. U arrit që të merret një sasi e konsiderueshme vaksinash. Edhe sondazhet tregojnë se PS është dominante dhe fituese. Sigurisht që duhet të punojmë me të rinjtë me shumë. Në Tiranë puna do të fokusohet më shumë te të rinjtë”, tha ajo për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post