Deputeti dhe njëherësh kreu i partisë Konservator Kujtim Gjuzi u shpreh se pasi Adriatik Alimadhi u përjashtua nga seanca plenare donte të bënte një skandal të madh ditën e djeshme, por ishte ndërhyrja e kolegëve që e penguan të bënte një veprim dhe të pranonte vendimin e Ruçit.
“Ka një problem. Ndërhyrjet, blerjet, trysnia me familjarët brenda opozitës së re e cila është e pastër nga ana e spiunëve të sigurimit, anëtarëve të Partisë së Punës, është e jashtëzakonshme përmes fallangës së sekretarit të përgjithshëm të Partisë kriminale komuniste.
E patë ju, për një thënie, Adriatik Alimadhi dje u largua nga salla. Donte të bënte skandalin më të madh dje, por i thashë “jo Tiko, ne jemi aristokratë”. Ai thotë dil, do dalim bashkë, nuk do vijë garda. I thashë atyre të gardës, nëse afroheni këtu, nuk dihet cfarë ndodh pastaj. Gradualisht Zef Shtjefni është nipi i Gjergj Fishtës, tha të lutem mos e bëj, ky është Kuvendi i burrave pavarësisht se këtu kanë hyrë dhe njerëz me precedent penalë, kriminalë”, u shpreh Gjuzi për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post