Deputeti Ralf Gjoni ka komentuar marrëveshjen e 5 qershorit për listat e hapura dhe pragun elektoral. Gjoni u shpreh se sipas versionit që kaloi në komisionin e ligjeve do të thotë se listat mund të jenë të hapura edhe 100%.
“E konsideroj një hap pozitiv ditën e djeshme. Unë kam qenë skeptik për mënyrën se si u propozuan ndryshimet kushtetuese, duke qenë se nuk kam pasur shumë besim te sinqeriteti i mazhorancës për të arritur një dakordësi me ne parlament. Por mesa shoh, ndoshta kam qenë i gabuar, por koha do ta tregojë. Me atë që ka ndodhur dhe në komisionin e ligjeve janë miratuar riformulimet e kërkesave të opozitës parlamentare. Në thelb, ajo që ndodhur, të paktën 2/3 e listës së një partie politike, sipas këtij versioni. Të paktën 2/3 do të thotë që mund të jetë edhe 100%”, u shpreh deputeti.
Në parim, Ralf Gjoni thekson se do ta votonte një version të tillë të ndryshimeve në kodin zgjedhor.
“Në fund të fundit, hapen listat. Përmbushet një nga kërkesat kryesore të opozitës në parlament. Është një hap në drejtimin e duhur dhe është pozitive për shqiptarët. Unë do ta votoja në parim nëse do të përkthehet siç duhet në kod, pasi djalli fle në detaje. Çdo gjë mund të ndodhë sot, apo në ditët në vazhdim”, u shpreh Ralf Gjoni.
Diskutime rreth kësaj post