Deputeti Lefter Maliqi për herë të parë ka treguar cila ishte marrëveshja me Edi Ramën për të kaluar në 2017 me PS-në pas përplasjes me Lulzim Bashën. Maliqi u shpreh se i kërkoi Edi Ramës dy investime në zonën e tij dhe një post të rëndësishëm. Pas zgjedhjeve u emërua zv/ drejtori i burgjeve, por kjo nuk e kënaqi Maliqin.
“I kam kërkuar dy interpelanca Edi Ramës nuk mori pjesë. Marrëveshja ime bashkë me qytetarët dhe Ramën ka qenë në disa pika, kur them unë që jam i zhgënjyer total, imagjino ata që futi në burg. Edhe Gjiknurin ka për ta hedhur në rrugë. Kam mundur edhe Erion Braçen në komunën e Otllakut. Marrëveshja me këtë njeri ishte dy investime në zonën time në Laprdha dhe Lumas që nuk i mbajti dhe një post drejtuesi, jo kjo se kjo çelësat e kashtës, zv/ drejtor, zv/ ministër, nuk ke autoritetin e duhur… nuk mund të bësh gjë për elektoratin.
Ia kërkova se më takonte, jo këtyre barkalecëve, që e kanë mendjen te krimi dhe korrupsioni dhe nuk kanë as shkollë. Nuk mbajti asnjë fjalë dhe fjala e tij ishte se do të ishte drejtues i pushtetit lokal. As këtë nuk e mbajti. Duke qenë deputet, që mua më çoi Zoti, ofertat e tij ishin të qëndroja deputet të bëja lojërat si shtojca e rilindjes, të më vinte ca poste drejtorish në Berat dhe Tiranë që unë kategorikisht se pranova” tha ai.
Maliqi thotë se ka marrë oferta nga PD-ja, madje e kanë propozuar për deputet në zonën e Beratit.
“Unë nuk e kam tradhtuar zotin Basha. Di që më kanë propozuar në Berat për të qenë pjesë nesër e listave të deputetëve. Kontakte me Bashën me Kryemadhin, me zotin Duka dhe Mediu kam kontakte të përditshme, nuk kam vendosur. Kam oferta se mbështes opozitën legjitime”., tha Maliqi.
Diskutime rreth kësaj post