Për Lefter Maliqin, Partia Demokratike duhet të ndryshojë lidership nëse kërkon të vijë në pushtet.
Ai u shpreh në emisionin “I Ftuari” se Basha nuk është i aftë t’i fitojë zgjedhjet. Maliqi, më tej, ka edhe emrat që për të janë të aftë të marrin drejtimin e Partisë Demokratike, duke u shpreh që kjo parti mund të drejtohet edhe nga Argita Berisha, vajza e Sali Berishës.
“Partia Demokratike dhe Socialiste votuan së bashku këtë sistem të inkriminuar. Të gjitha partitë kanë blerë vota. Ka pasur manipulim, joshje dhe blerje votash. PS po keq qeverisë vendin, por e vërteta është se zoti Basha nuk e çon dot në fitore PD-në. Pushteti merret me mund dhe sakrifica.
Me sa kuptoj unë, Basha ndjen rrezikun e humbjes së radhës. Të humbësh një herë, dy herë, tre herë e të mos japësh dorëheqjen me vizion perëndimor, për mua është habi. Ai mund të jetë shumë i aftë, por i ka të gjitha postet e dhuruara. PD do bashkim.
Unë shpresoj që në vijim të ketë marrëveshje në interes të shqiptarëve. Ngul këmbë që marrëveshje duhet të ketë dhe do të ketë. Edhe nesër të bëjë zgjedhje Rama i fiton. Basha humbet thellë, po ashtu edhe LSI. Ka shumë rëndësi një vizion i liderit të fortë. Basha nuk ka pjekuri, nuk ngjit në elektorat. Basha është vlerë për PD në një nivel tjetër. Këtë nuk e them unë, por edhe deputetë të tjerë. Edhe në çadër, shumë i çonin mesazhe doktorit dhe i kërkonin të kthehej. PD duhet të ndryshojë lidershih të vijë në pushtet.Alternativat janë zoti Nishani, zonja Topalli, zoti Bode, pse jo edhe ndonjë nga familja e doktorit, për shembull Argita”.
Diskutime rreth kësaj post