Deputeti i PS, Arben Pëllumbi, ka deklaruar se PD-ja nëse është e interesuar për reformën zgjedhore duhet të ulet dhe të fillojë puna.Deputeti shprehet se do ta presin PD-në, por jo në pafundësi.
Nëse PD nuk ulet, por vazhdon me qëndrimet ultimative, atëherë sipas deputetit do të realizohet një Kod i ri Zgjedhor i bazuar vetëm në rekomandimet e ODIHR.
“Ne mendojmë që rruga e vetme në të cilën mund të kryhet reforma është në përmjet komisionit që është rruga institucionale. PD nëse është e interesuar i ka të gjitha mekanizmat brenda këtij komisioni për t’i arritur çështjet që asaj i interesojnë sikurse ne kemi pikësynimet tona. Ne duhet të ulemi dhe të flasim për këtë gjë, duhet të fillojë puna për këtë gjë. Ne nuk do të presim në infinit. Nëse PD mban këtë qëndrimi refraktar si sot që thotë o kështu siç them unë o jo ne do të ecim përpara me reformën në parlament. Ne kemi bërë një sugjerim tonin që në raste se do të ecim në këtë rrugë që nuk e duam, por do jemi të detyruar të ecim, atëherë ndryshimet që do bëjmë në Kodin Zgjedhor do kenë të bëjnë vetëm nga rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe nuk do reflektojmë në to asnjë nga kërkesat që kemi ne si forcë politike”, tha Pëllumbi në ABC News.
Diskutime rreth kësaj post