Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi e quajti Sali Berishën “non grata” dhe Ilir Metën spiun, teksa analizoi marrëveshjen mes tyre.
Në një intervistë televizive, Koçi nënvizoi se të dy po fabrikojnë akuza ndaj maxhoranës, duke e quajtur këtë një teknologji politike.
“Njëri ka damkën e non-gratës dhe tjetri atë të spiunit. Opozita që urdhërohet nga Berisha dhe Meta problemin kryesor ka kapërcimin e atyre damkave që kanë të dy. Iu duhet një impakt emocional tek njerëzit që të realizojnë ndonjë demonstrim publik, i cili për ata të lexohet si domethënës, si një pjesëmarrje të kënaqshme. Për ta përgatitur këtë lloj atmosfere i duhet të fabrikojnë akuza që në perceptimin njerëzit janë nganjëherë tejet efikase. Kjo është teknologji politike”, u shpreh Koçi.
Diskutime rreth kësaj post