Deputeti i PD-së më Kukës, Flamur Hoxha ka komentuar sot situatën e tensionuar brenda selisë blu. Ai shprehet se si një ndër nismëtarët e PD-së, gjithmonë ka mbajtur një qëndrim opozitar brenda partisë.
“Jam një nga nismëtarët e PD, e kam parë gjithmonë veten në PD si opozitar brenda partisë, për ta ndryshuar. Nuk jam fshehur, unë nuk jam me asnjë nga kryetarët që vijnë dhe ikin, dhe si mua janë shumë që e mendojnë njësoj. Flas për të gjithë ato demokratë që nuk kanë përfituar asnjëherë, pjesa më stoike e PD, e cila po përdoret”, thotë deputeti, i ftuar në A2 CNN.
Sipas tij, “nëse do të respektojmë institucionet, pavarësisht se kush është në krye, nuk mund ta anashkalojmë, sepse partia nuk është pronë e askujt, as e liderit historik. Po te isha Sali Berisha do të unifikoja Kuvendin, me datë 18. Dhe aty le të diskutojmë, le të zgjedhim një kryetar tjetër, le të ndryshojmë edhe sekretarët e seksioneve, sepse ka kaluar shumë kohë, por të diskutojmë brenda institucionit, sepse historia me ka mësuar se ka pasur njerëz që janë larguar dhe janë rikthyer, por kanë mbetur brenda PD.”
Diskutime rreth kësaj post