Deputeti i Bindjes demokratike, Andi Përmeti e ka cilësuar marrëveshjen e sotme për Reformën Zgjedhore si më të dëmshme se ajo e 17 Majit të 2017, ndërsa argumentoi se kjo garanton zgjatjen e pushtetit për Edi Ramën.
Sipas Përmetit, kjo marrëveshje rifut në sistem Partinë Demokratike, ndërsa sipas tij kjo është ajo që ka dashur të arrinte Rama për të pasur më të lehtë ushtrimin e pushtetit.
Pjesë nga intervista:
Si e pritët përfshirjen e opozitës jashtë parlamentare në këtë tryesë?
Përmeti: Kam deklaruar se duhej një tryezë për ndryshimin e sistemit, por problemi është se kjo është një tryezë për t’i dhënë Ramës mosdaktësinë për rrëzimin e sistemit. Ne prisnim të gjithë që të bëhej një bashkim i madh forcash për rrëzimin e Ramës, ndërsa sot ndodhi e kundërta. Ndryshe ky vjen në një kohë kur Lulzim Basha fitoi dje pushimin e çështjes ndaj tij, kjo i dha një rast dakortësisë për të mos ndryshuar sistemin zgjedhor, si një njeri i kapur plotësisht nga kryeministri. Kush ishte angazhuar për të rrëzuar Ramën, ka marrë sot një goditje fatale.
Mendoni se kjo vjen në sajë të një marrëveshjeje paraprake mes Bashës dhe Ramës?
Përmeti: Nuk ka dyshim, kjo është e dukshme. Ne shikuam që disa nga aletët e Bashës më të mëdhënj kanë deklaruar me forcë ndryshimin e sistemit, ndërsa patën një takim me Bashën dhe ndodhi e kundërta. Sot u konsolidua një marrëveshje dhe është më e turpshme dhe më e rëndë se e 17 majit. Kjo është një marrëveshje që koston e ka paraprake, sepse ka kosto humbjen e bashkisë, humbjen e karrierës së dhjetra njerëzve që lanë punën duke ndjekur gënjeshtrat e Bashës, janë lënë njerëz në mes të rrugës. Ky sistem mban përjetësisht në pushtet Ramën dhe Bashën.
Diskutime rreth kësaj post