Deputeti Kujtim Gjuzi u shpreh se Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama kanë ranë dakord që të mbanin vendin peng.
“Ata kanë bërë zullume, më 1 prill në Shkodër Meta dhe Edi Rama ranë dakord që të mbanin vendin peng. 77 vite vendi është peng i Partisë Komuniste. Disa kriminelë janë pjesë e Partisë Socialiste. Konservatorët, akademia ka vendosur që ne do shkonim në Parlament.
Në listë të PD-së më ka vendosur Partia Konservatore. Kam qenë në krah të doktorit në vitet më të vështira. Unë për bacën kam konsiderata të mëdha. Partia Konservatore mbron përherë bacën. Nëse nuk vidhen vota, ju do thoni sa shumë konservatorë paska këtu. Nëse do të bëjmë një shëtitje në bulevard, shihni a më takojnë apo jo se 11 persona. Unë i kam kundërshtar politikë ata pasi partia e tyre më kanë vrarë familjarë të mi”, tha Kujtim Gjuzi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post