Opozita kërkon heqjen e mandatit të deputetes për ministren. Shkak është dhënia e statusit investitor strategjik si dhe dhënien në përdorim të bregdetit bashkëshortit të saj, ish deputetit socialist Artan Gaçi.
I ftuar në një intervistë televizive, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, ka ironizuar këtë veprim duke thënë se shpresonte që të merrte dy shezlonge për plazh pas nuk përballon dot çmimet e larta.
“Duke parë në një moment të deklarimit të pasurive ku bashkëshortët e ministreve dhe deputetët, kishin përfituar pagë lufte 400 mijë lekë, mendova të ardhurat që fiton bashkëshortja ime 400 mijë lekë të vjetra. Thashë mbase mos bëhet investitorë strategjike, po thashë këto ditët e para se ato lekët nuk shkojnë shumë. Unë nuk kërkova shumë kërkova tokë vetëm sa për dy shezlonge se nuk e përballoja dot. Kur çunat e Londrës pretendojnë të bëjnë shkuma party, ne po rrimë me shkumë rroje.“-tha ai.
Korreshi ka konfirmuar se do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut.
“Unë do dalë në protestë më 7 korrik. Do jem në çdo lloj proteste kundër kësaj qeverie, kundër këtyre ligjërimeve absurde që ndodhin përditë. Ka shumë gjëra për të protestuar dhe duhet të protestojmë.”-shprehet si.
Diskutime rreth kësaj post