Deputeti britanik, Jonathan Gullis ka kërkuar nga ministra e Brendshme t’i japë fund krizës së emigrantëve, të kryesuar nga shqiptarët e cila sipas tij është totalisht e papranueshme.
Deputeti Gullis e bëri komentin e tij në televizionin “Channel 4”, si një përgjigje pas fjalimit të ministres së Brendshme britanike, Suella Braverman për të trajtuar krizën e emigrantëve.
Ministrja britanike e cila iu rikthye detyrës së saj nga kryeministri Rishi Sunak, është shprehur se emigrantët e paligjshëm “po pushtojnë” shtetin ishullor, teksa u shpreh se ajo ka thyer ligjin duke mbajtur emigrantë të paligjshëm në një qendër azilantësh në Kent.
“Ne kemi shumë emigrantë shqiptarë që kalojnë kanalin nga kontinenti qendror i Europës, që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar pa asnjë arsye kur ata janë në një vend të sigurtë euvropian. Shumë prej tyre janë shqiptarë, duke mos harruar që Shqipëria është anëtarë e NATO-s dhe shumë shpejt kërkon të anëtarësohet në BE. Është e papranueshme që bandit kriminale të shfrytëzojnë njerëz të cënueshëm, por dhe njerëz që përpiqen të përfitojnë nga sistemi ynë i emigracionit”, deklaroi deputeti Gullis.
Qendra e azilantëve në Kent është e mbipopulluar për shkak vonesës së në rezervimin e dhomave të hotelit. Kjo vjen pasi Këshilli Bashkiak i Stoke on Trent ka bllokuar përpjekjet e Zyrës Qëndrore për hotelin e North Stafford në Shelton, për të strehuar azilkërkuesit.
Gullis është vënë nën kritika për përmendjen e hotelit “North Stafford” në televizionin kombëtar, disa ditë më pas qendra Kent u sulmua me molotov, kjo prej frikës se hoteli mund të targetohet nga ekstremistët.
Diskutime rreth kësaj post