Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla së bashku me disa deputetë të tjerë i kanë dhuruar zv.kryeministrit Erion Braçe një kapele bardh e blu të KF Tiranës.
Kjo një dhuratë ‘thumbuese’ për zv.kryeministrin i cili është tifoz i Partizanit, por këtë vit kampione u shpall Tirana.
Dhe tifozë të bardh e bluve në grupin parlamentar të PS, Taulant Balla, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia apo Ervin Bushati kanë vendosur që me rastin e festës së titullit t’ia dhurojnë kapelën Braçes.
“Forca Tirona! Edhe Erion Braçe pranon dhuratën e tifozave të Tironës në Grupin tonë, Xhemali, Sadi, Ervini e plot të tjerë. Tirona kampion për 100-vjetor!”, – shkruan Balla krahas videos.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post