• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Deputetët e opozitës prezantojnë nismat ligjore në komision

4 April, 2016
në Politikë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetët e Partisë Demokratike janë paraqitur të hënën në komisionin parlamentar të Ligjeve duke thyer kështu bojkotin disajavor që opozita i ka bërë veprimtarisë së Kuvendit. Dy nismat ligjore të propozuara nga grupi parlamentar demokrat, ndryshimet në ligjin ‘për funksionimin e komisioneve hetimore’ dhe ato në ligjin ‘për dekriminalizimin’, që po diskutohen sot në komision,  janë dhe dy nga tre kushtet e vendosura nga opozita për rikthimin e saj në parlament.

Ndryshimet në ligjin ‘për dekriminalizimin’ lidhen me rastet kur deputetët, të cilët arrestohen në flagrancë për vrasje apo tentativë vrasje, të pezullohen nga aktiviteti i parlamentit, deri në dhënien e një vendimi nga gjykata. Nisma ligjore u nxit nga rikthimi në Kuvend në muajin shkurt, i deputetit socialist Armando Prenga, i përfshirë në një konflikt të armatosur ne shtator te vitit te kaluar.

Ndërsa kushti i dytë i PD-së është ai për ndryshimin e ligjit ‘për funksionimin e komisioneve hetimore’, qe synon heqjen e mundësisë së bllokimit të punës së komisioneve nga mazhoranca.

Kushti tjetër i vendosur nga opozita e djathte lidhet me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në rastet e shqyrtimit te vlefshmërisë së mandateve të deputetëve socialistë, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, qe akuzohen nga PD se kanë përfituar fonde publike, duke shfrytëzuar postin e tyre si deputetë të Kuvendit.

Paraardhëse

Teoritë konspirative dhe frika nga Erion Veliaj

Pasardhëse

Shqipëria 7 vjet në NATO, Kodheli: Festojmë një arritje të madhe

Pasardhëse

Shqipëria 7 vjet në NATO, Kodheli: Festojmë një arritje të madhe

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.