Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri, ka sulmuar ashpër kryedemokratin Lulzim Basha pas marrëveshjes për “Zgjedhoren”. Kulluri thekson se historia do të vijojë njëlloj, dhe listat do të jenë nga 12 mijë kandidatë për deputetë.
“Historia dihet si vazhdon! 12 mije kandidate per deputet! 1 anetar 45 vota!
Ne fund, ora 23:55 niset per ne KQZ lista e kandidateve per deputete e dale nga xhepi i majte i pantallonave te “udheheqesit perendimor”!
Por …… edhe kjo do te jete “hera e fundit”….. se heren tjeter do vijne dy eksperte nga Partia Konservatore e Kongos per te asistuar PD ne garen brenda partise!
Mos harroni deri diten e fundit para fushates “te digjni gomat”, “thyeni xhamat”, “kafshoni veshin” etj..
Slogani “Shqiperia fringo” do pushtoje sheshet me “ndricim led” qe do helmoje edhe nje here entuziastet!
Vetem Rama mund te genjeje 1 here, Basha sa here te doje!
Rezultati i zgjedhjeve: “na vodhen votat me parate e droges dhe krimit”! Nuk e ke fajin ai, por ju qe jetoni me perralla!”, – shkruan Kulluri.
Diskutime rreth kësaj post