• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Demokrati nxjerr prapaskenat e errëta të marrëveshjes me PS dhe si u joshën për t’u ulur bashkë

17 January, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në 11 shtator të 2016 e gjithë PD-ja ishte në Dibër për të nxjerrë fitues kandidatin e saj, Sherefedin Shehu të zgjedhjeve të pjesshme për kryebashkiak. Shehu humbi përball kandidatit të PS dhe Partia Demokratike shenjëstroi Damian Gjiknurin, që drejtoi PS në ato zgjedhje, duke e akuzuar për shit-blerjen e votave.

Mirëpo fakti që PD u ul përballë Damiam Gjiknurit në tryezën e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore ngjalli diskutime të shumta.

Por çfarë mendon, Sherefedin Shehu lidhur më këtë?

“Duhet të ishte kategorikisht siç ishte deklaruar më parë që PD nuk ulet me Damian Gjiknurin. Kemi një person i cili është i provuar si manipulator, vjedhës, natyrisht edhe si servil politik sepse ka qenë dora e Ramës, nuk mund të thuash që ishte autor i masakrës së Dibrës”, u shpreh Shehu.

Damian Gjiknuri nuk është i vetmi problem që sheh Shehu tek tryeza për marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës. Propozimet e tanishme të PD për kodin ai i quan të zakonshme.

“Ulja ishte e papritur, e papërgatitur, nuk ka një platformë të qartë që të garantojë votën e qytetarëve”, theksoi ai.

As shit-blerja e votës, që qëndron në thelb të marrëveshjes, nuk realizohet, sipas ish-deputetit demokrat Sherefedin Shehut.

“Shit-blerja e votës nuk mund të ndalohet me ligj, por vetëm me vullnet”, u shpreh ai.

Në diskutimet aktuale zgjedhjet e parakohshme nuk përmenden, por Shehu mendon që kjo është ajo që ka ulur PD në tryezë me PS, pas një aksioni jo të zakontë opozitar.

“Publikisht nuk është thënë asgjë, por mund të jetë njëfarë joshjeje që i është bërë PD për ta ulur në tavolinë”, u shpreh Shehu.

Partia Demokratike ka paraqitur në tryezën e bisedimeve për reformën zgjedhore një dokument me 7 pika që kanë të bëjnë me shit-blerjen e votës, ndarjen e politikës nga krimi dhe përfshirjen e strukturave shtetërore në zgjedhje./abcnews

Paraardhëse

“Jam detyruar t’i dal kundër”, Haradinaj ‘shpërthen’ sërish ndaj Ramës: Është injorant

Pasardhëse

Pas ndarjes së bujshme nga Jonida Maliqi, Romeo Veshaj në krahët e Fifit? Flet këngëtarja dhe zbulon gjithçka

Pasardhëse

Pas ndarjes së bujshme nga Jonida Maliqi, Romeo Veshaj në krahët e Fifit? Flet këngëtarja dhe zbulon gjithçka

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.