Del e zhveshur në rrugë, aksidentohet korçarja
Aksident i pazakontë ne rrugen Korce-Pogradec. Policia ka thene se një 40- vjeçare është zhveshur lakuriq dhe ka tentuar vetevrasjen duke ka dalë në mes të rrugës para automjeteve qe leviznin me shpejtësi të lartë.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Vashtëmi.
Automjeti tip Benz ka goditur gruan e cila i ka dalë përpara kur ai ka qenë duke ecur në këtë aks.
Sipas policisë gruaja e identifikuar si Dorina Shatro nga Vidohova e Devollit vuante nga problemet mendore.
Ende nuk dihet se si 40-vjeçarja kishte mbërritur në këtë aks pasi fshati ku ajo jeton është disa kilometra larg vendit ku ndodhi aksidenti.
Drejtuesi i mjetit Agron Shanballari i cili ka lajmëruar policinë dhe ambulancën për ti dhënë ndihmën mjekësorë dhe aktualisht e plagosura ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.
Policia e Korçës kanë shoqëruar drejtuesin e mjetit tip Benz me targa KO 7985 A ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Diskutime rreth kësaj post