Në daljen e parë publike pas pandemisë, prokurori i përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar nga Elbasani bashkëpunim mes institucioneve në mënyrë që të luftohet si krimi dhe te mos lejohet që të rinjtë e qytetit të rekrutohen nga bandat. Kryeprokurori theksoi se në këtë qytet veprojnë grupe të krimit të organizuar, të cilat duhet të marrin goditje vendimtare nga shteti.
Lidhur me këtë deklaratë, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha se pozicioni i tij me kryeprokurorin është i ndryshëm.
Sipas tij, në Elbasan ka patur ngjarje të rënda kriminale, por kohët e fundit krimi po vjen në rënie.
Lleshaj shprehet se lajme të mira do të vijnë se shpejti nga ky qytet, pasi policia do të bëjë goditje të forta si zbardhja e vrasjes para pak ditësh të vëllait të Talo Çelës.
“Lidhur me deklaratën e kryeprokurorit duhet të pyesni atë. Unë di të them që krimi në Elbasan, po vjen në rënie. Së shpejti presim lajme të mira nga ky qytet pasi policia do të beje goditje të forta siç u zbardh edhe ngjarja e rëndë para pak ditësh”, tha Lleshaj ndër të tjera.
Diskutime rreth kësaj post