Glauk Olldashi, djali i madh i Sokol Olldashit në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ka deklaruar se nuk pret që të marrë nga Partia Demokratike, por shprehet se fillimisht do i japë asaj kontributin e tij. Vetëm 21-vjeç, ai thotë se për të është ende herët për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë edhe pse baza e propozoi dhe se nuk do që të përfitojë nga emri i babait, por gjithçka ta arrijë vetë.
Glauku ka komentuar edhe deklaratën e Jozefina Topallit, e cila tha se nëse Sokol Olldashi do të ishte gjallë do të kishte një zë të guximshëm më shumë.
Pjesë nga intervista:
Çfarë mendoni për deklaratën e Jozefina Topallit, ish-bashkëpunëtore e ngushtë e babait tuaj, e cila tha se nëse Sokol Olldashi do të ishte gjallë, PD-ja do të ishte ndryshe?
“Mesa di unë, Jozefina Topalli ka qenë një nga mbështetëset e para, të themi e para të babait tim në PD. Dhe në i takon dikujt që të flasë për të politikisht është Jozefina, por deklarata e saj nuk ka asgjë për të bërë “scoop”.– tha Olldashi.
Diskutime rreth kësaj post