Analisti i njohur Fatos Lubonja, tha se mund edhe të ketë një marrëveshje të fshehtë mes mazhorancës dhe opozitës, marrëveshje që nuk bëhet e ditur për shqiptarët.
“Ideja që mund të shkojmë në zgjedhje me një reformë cik më të mirë është ok, por të mendosh se mund të arrijmë rotacion me të, për mua është iluzion.
Nuk është negative të ketë më shumë përfaqësim, por nuk e shikoj si mjetin kryesor që duhet të përdorë opozita për të bërë revolucionin e nevojshëm për të cilin ne kemi nevojë.
Një qeveri që bashkëpunon me policinë për të blerë vota, bashkëpunon me krimin është shumë e vështirë të rrëzohet. Shteti duhet të çlirohet nga kjo bandë por duhet të ketë drejtësi të fortë.
Pastaj ekziston edhe mundësia që të ketë një marrëveshje maxhorancë-opozitë, e tipit që ikim ne dhe pastaj vini ju…”, tha Lubonja në News 24.
Diskutime rreth kësaj post