Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim pakorë më parë ka komentuar raportin e Komisionit të Venecias për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, duke e mbështetur opinionin e këtij institucioni.
Përmes një editoriali, të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës, diplomatja amerikane e sheh të mundur krijimin e Kushtetueses brenda këtij viti, pasi mund të arrihet kuorumi.
Sipas saj, populli shqiptar duhet të bashkohet dhe udhëheqësit duhet të përgjigjen për detyrimin e tyre për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, për t’i dhënë qytetarëve Reformën në Drejtësi që iu detyrohen, dhe për të siguruar të ardhmen e tyre. Teksa thekson se asnjë nga institucionet nuk ishte plotësisht fajtor, ajo shprehu nevojën e dialogut mes palëve.
Pas kësaj deklarate, ka reaguar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
“Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.”, shkruan ai në reagimin e tij.
Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore. https://t.co/sb7REh44fk
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) June 25, 2020
Diskutime rreth kësaj post