• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Debat i ashpër, Bëhu ti trajner i Vllaznisë dhe unë specialist nga karrigia: Brdaric nuk përmbahet, më në fund dikush ia “përplas” Hafizit

31 October, 2021
në Kryesore, Sport
0
302
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analizat nga studio bëhen lehtë, duke qenë se nuk ke asnjë përgjegjësi, sidomos rezultati. Kritikat e Astrit Hafizit, sidomos për trajnerët e huaj, duke filluar nga ai i kombëtares Edoardo Reja, e deri te ai i Vllaznisë Thomas Brdaric janë bërë refren i zakonshëm, por pas ndeshjes mes Vllaznisë e Tiranës, që shkodranët e humbën 0-2 debati ka marrë tone të ashpra aq sa gjermani i është kthyer keq live në lidhje direkte me studion, në intervistën pas ndeshjes për “SuperSport”.

“Në sezonin e kaluar kam bërë komplimente për atë që keni dhënë për Vllazninë. Por sot nuk mund ta them një gjë të tillë, keni një përgjegjësi për këto 7 javë mendoj unë” e nisi Hafizi, duke marrë përgjigjen e teknikut Brdariç – “A doni të flasim për sot apo për të gjithë sezonin? Se atëherë duhet të takohemi e të flasim 2 orë për të dhe të shpjegoj si punohet këtu në Shkodër. OK? Ej çuna… Unë nuk e kuptoj këtë analizë tani”.

Në këtë pikë ka ardhur edhe s*ulmi i zakonshëm i Hafizit: Po e shikoj se një vërejtje të bëra dhe reagove kështu. Komplimentet i more mirë. Mos thoni analizojmë, nuk keni analizuar fare. Kjo është përgjegjësi e juaja”. E gjermani nuk ka hezituar fare t’i tregojë pozitat: “Mund të ndryshojmë pozicionet, ti bëhu trajneri i Vllaznisë dhe unë specialist i “SuperSport”, Në rregull?”.

Hafizi në 5 vjet si trajner i Vllaznisë, është shpallur njëherë kampion në 92, ndërsa është mundur në finalen e Superkupës. Brdaric, në vitin e parë në drejtimin e kuqebluve u rendit i dyti, vetëm me diferencë golash ndaj Teutës, ndërsa fitoi Kupën e Shqipërisë, por jo Superkupën.

Paraardhëse

U fol se do të organizojë Festivalin e Fundvitit në RTSH, reagon për herë të parë Ardit Gjebrea

Pasardhëse

Dhurata Çupi: Bashkitë si drejtori të qeverisë, e kanë humbur funksionin e tyre bazë

Pasardhëse

Dhurata Çupi: Bashkitë si drejtori të qeverisë, e kanë humbur funksionin e tyre bazë

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.