• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Dashuria BE-Shqipëri, si dasma e vajzës së Hasanit me nipin e mbretëreshës!

22 June, 2022
në Opinion
0
33
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Kreshnik Spahiu

20 vite më parë jetoja dhe punoja në Londër. Një mëngjes dimri me shi, krejt papritur në zyrën time u shfaq Arbëresha vajza e Hasanit, të cilën e kisha shoqe fëmijërie që nga gjimnazi. Ajo ishte një vajzë inteligjente, e edukuar dhe me shumë humor, por jeta i kishte marr ters disa herë. Ajo vinte nga një familje e varfër dhe me shumë probleme konfliktuale të dhunshme brenda fisit. Për këto arsye ishte larguar për një jetë sa më të mirë nga Shqipëria drejt Londrës. E pyeta: “Arbëresha si i ke hallet?” Keq, keq Kreshnik – ma ktheu. “ Jam pa punë. Jetoj me 3 shoqe në 50 metra/2 dhe paguajmë 1200 paund qira në periferi të Londrës” Po ndonjë gjë tjetër- i thashë:

“Pooo Kreshnik, kam një lajm të mirë. Muajin tjetër do martohem me princin e Britanisë së Madhe dhe jam shumë e lumtur” Uaaaaaa klitha unë dhe e pyeta instinktivisht: “Sa e sigurt është kjo lidhje dhe martesa?” 50% me 50% ka shanse o Kreshnik – ma ktheu Arbëresha pa ju dridhur syri. Unë ngrita supet dhe e pyeta i habitur: “Çfarë nënkupton me 50% – 50% martesë se nuk po marr vesh gjë” Dëgjo Kreshnik, foli Arbëresha e heshtur: “Unë dhe Hasani jemi dakord nga ana jonë, por ende nuk dimë mendimin e Princit dhe Mbretëreshës se nuk na njohin hiç fare kush jemi, por babit tim i pëlqen si ide.” pra vazhdoi ajo: “50% pro, jemi unë dhe Hasani. 50% kundër janë Princi dhe Mbretëresha” Qesha me lot ….. dhe mu kujtua sot kjo histori. Po lexoja sondazhin e rinisë austriake e cila me shumicë ishte shprehur se nëse shqiptarët do hyn në Bashkimin Europian atëherë ata do dalin nga BE.

Ky nuk ishte sondazhi i parë. Një muaj më parë 62%e gjermanëve, 60% e francezëve, 59% e portugezëve ishin shprehur se nuk dëshirojnë që shqiptarët të bëhen pjesë e “familjes” së tyre. Kam disa ditë që marr mesazhe nga qindra lexues të cilët më pyesin: “Kreshnik, pse nuk na do Europa” dhe “Çfarë të keqe ju kemi bërë ne, evropianëve?!” Analiza është shumë e thjeshtë. Njësoj si vajza e Hasanit që donte të martohej me nipin e Mbretëreshës. Njëra palë do, tjetra jo. Martesë me zor s’ka. Thjesht, ne ju dukemi aq të prapambetur dhe të pazhvilluar sa ata nuk duan të lidhin krushqi me ne. Do thoni ju: “E ka gabim Europa” Ndoshta janë 100% gabim ata, por ç’rëndësi ka, kur kombet evropian nuk kanë fijen e dashurisë dhe respektit ndaj nesh. Urrejtja dhe dashuria ndahet nga një fije floku. Mos harroni në 110 vjet shtet shqiptar, vetë kombet evropian kanë bërë 3 luftëra të përgjakshme dhe 3 bashkëjetesa paqësore me njëri-tjetrin brenda një shekulli. Thjesht ne jemi krejtësisht të parëndësishëm. Nuk u vlejmë atyre: – as për martesë – as për divorc – as për dasmor – as për krushqi – as për komshi Ne thjesht duhet ta kishim kuptuar me kohë, që martesë me zor nuk bëhet. Më mirë të largohemi me dinjitet, sesa duke ngjallur neverinë, keqardhjen, të qeshurat dhe cinizmin e fëmijëve të “mbretit” dhe “mbretëreshës”. Prici nuk ndjen asgjë për vajzën e Hasanit. Ashtu si martesa e tyre, edhe kjo dasma e jonë me Evropën i ka shanset 50% me 50%. 50% pro jemi ne… 50% kundër është Evropa…

Paraardhëse

“Albania 1″ dhe “Albania 2”, anulohet tenderi për ngritjen e satelitëve, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile zbulon arsyen (FOTO)

Pasardhëse

Bylykbashi bën paralajmërimin e fortë: SPAK nuk po bën punën e duhur

Pasardhëse

Bylykbashi bën paralajmërimin e fortë: SPAK nuk po bën punën e duhur

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

“Nëse do të çmendesh sot, mjafton të shohësh”, rrëfehet Grida Duma: Djalin s’e lë të më shohë në TV

Nga lajme2
28 June, 2022
0

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma është shprehur se nuk preferon që ta shohë veten në intervista apo që të...

Lajm i mirë nga Lojërat Mesdhetare, Shqipëria fiton medalje ari në mundje

28 June, 2022

Kryemadhi e konfirmon, bashkohet me Berishën në protestën e 7 korrikut

28 June, 2022

Turqia i jep lajmin e mirë Suedisë dhe Finlandës

28 June, 2022

Briseida Shehaj flet për drejtorin e Tatimeve: Edhe unë kam qenë drejtoreshë, por dhe një shtëpi që pata në Vlorë nuk e kam më

28 June, 2022
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.