Ish-deputeti i PD-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin “Top Talk” u shpreh se në mbledhjen e qeverisë që do të kryej me donatorët, duhet të ketë një raport paraprak dhe një kosto të përgjithshme të të gjitha dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
“Unë mendoj se në mbledhjen që qeveria do të ketë me donatorët, duhet të ketë të punuar një raport paraprak për të gjithë kostot që mund të jenë krijuar si pasojë e tërmetit. Sepse donatorët do të jenë më shumë banka dhe bankat janë shumë skeptike kur investojnë, dhe besoj se do të kërkojnë një transparencë se ku do të shkojnë paratë e investuara prej tyre. Gjithashtu të ketë një zhvillim afatgjatë pas këtyre investimeve dhe donatorët do të ndiheshin më të kënaqur me paratë e investuara prej tyre të kryheshin të tilla masa”, tha ish deputeti.
Shehi u shpreh gjithashtu se Qeveria deri para vitit të ri duhet ti sigurojë gjithçka që i nevojitet personave të prekur nga tërmeti.
“Deri përpara vitit të ri qeveria duhet të mendojë se si tu ofrojë kushte optimale jetese familjeve të prekura nga tërmeti. Tu sigurojë, fjetje, ushqim dhe gjithçka që i nevojiten. Po ashtu duhet tu sigurojë edhe shkolla, që të shkollohen fëmijët e tyre. Pas këtyre masave në janarin e vitit të ardhshëm, qeveria duhet të mendojë planin për rimëkëmbjen e vendeve të prekura”, u shpreh Shehi.
Diskutime rreth kësaj post