Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është dakort me qëndrimin e kreut të opozitës Lulzim Basha për të refuzuar uljen në tryezë me Ramën. Shehi thotë se opozita ishte në Kuvend dhe nuk e kontrollonte dot qeverinë, ndaj dhe doli, çfarë do të kontrollojë në të tilla pozita.
“Absolutisht dakord. Ne ishim në parlament dhe nuk kontrollonim gjë. Të bëhemi teatër, korniza e tij nuk ka kuptim. Gjërat që na i ka kërkuar misioni humanitar e kemi bërë. Kemi shkuar derë më derë. Na kanë kërkuar si e mendoni zgjidhjen dhe e kemi dhënë, 5 pikat e Bashës.
Unë do të kisha dhënë 7. Edhe sot i them vendos prioritetet, kthej procesin në ligjshmëri. Qeveria është e mbushur me hileqarë nuk ka bërë asnjë lloj pushimi për shenjtanllëqet e veta.”– tha Shehi.
Diskutime rreth kësaj post