Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, qartësoi atë që për të gjithë mund të ketë mbetur me pikëpyetje: Do të marrë apo jo pjesë PD në zgjedhjet lokale të 30 qershorit?! Shehi tha se tre janë kushtet e pandryshueshme me të cilat PD-LSI, dhe aleatët e djathtë kanë lidhur marrëveshje: Djegia e mandateve të deputetëve, bojkotimi i zgjedhjeve lokale, dhe largimi i kryeministrit Edi Rama.
Shehi tha:
“Ku do hymë në zgjedhje, nga penxherja do hymë në zgjedhje? Iku ajo punë, kjo është pyetje koti. Ne në zgjedhje nuk futemi, u mbyll afati, iku kjo punë, kemi firmosur një marrëveshje me PD që nuk hyjmë në zgjedhje, dhe nuk e duam Ramën kryeministër. U dogjën mandatet, u dogjën zgjedhjet, nuk duam Ramën kryeministër. Kjo nuk është çështje për parlament, është marrëveshje kushtetuese. Do të ishim shumë të lumtur kryeministri Rama me ata që ka në kuvend”.
Dashamir Shehi për herë të parë zbuloi se cila është ika e vetme që aktualisht i ndan me Partinë Demokratike.
“Dhe ne të 5 këtu nuk është se mendojmë njëlloj për Kodin Zgjedhor. Në kërkojmë prej vitesh ndryshimin e kodit zgjedhor. A ka tek PD që mendojnë si ne ose ndryshe? Plot. PD në këtë pikë nuk ka dhënë një qëndrim të saj definisht. Me PD-në kjo është një nga pikat që kemi debat, ndaj jemi me këtë platformë. Urojmë që edhe PD të vijë në këtë pikë sa i përket Kodit Zgjedhor”, tha Shehi.
Diskutime rreth kësaj post