Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore Damian Gjiknuri tha se ka pasur një reflektim nga ana e opozitës. Për Gjiknurin e rëndësishme është rikthimi i punës së Këshillit Politik që do të mbahet të hënën mbledhja e radhës, ndërsa çështjet e diskutimeve do të nisin aty ku janë ndërprerë.
“Ka pasur një mungesë komunikimi për arsye se të gjithë i dini se vëmendja e gjithë politikës ka qenë tek pandemia. Por kakofonia më shumë u shkaktua nga deklaratat e opozitës se sa nga mungesa e dëshirës së mazhorancës.
Çfarë iku iku, e rëndësishme është se opozita e korrigjoi qëndrimin e saj në momentin e duhur dhe lajmi i mirë është se puna e komisionit do të nis të hënën aty ku e lamë, mua kjo më intereson.
Siç duke nuk kanë qenë të mirëkoordinuar me deklaratat e tyre, se u keqkuptua dhe u dha një mesazh sikur misioni i Këshillit Politik kishte mbaruar, por opozita korrigjoi veten”, tha Gjiknuri për Fax News.
Diskutime rreth kësaj post