• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Dalin përgjigjet e provimit me zgjedhje: Ministrja e Arsimit reagon pasi maturantët kundërshtuan tezën e biologjisë dhe ka një komunikim të rëndësishëm

27 June, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
104
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka reaguar menjëherë pas provimit të fundit të maturës, pasi ka ndjekur me vëmendje shqetësimet e maturantëve në lidhje me testin e biologjisë, i ka dhënë përgjigje dyshimeve të shfaqura.

Pas një pune konsultuese dhe vlerësuese intensive disa ditore me mësues dhe ekspertë të fushës, u bë vlerësimi i cilësisë së testit.

Znj. Kushi shprehet se shumë prej maturantëve kanë shkëlqyer, madje përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit

Ministrja thekson se pas vlerësimit të bërë, është konfirmuar që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë për të diferencuar secilën notë.

Në lëndën me zgjedhje 128 maturantë morën notën 10 absolute, ndërsa kanë ngelur 1144 maturantë.

Mesazhi i plotë i ministres Kushi:

“Të dashur maturantë,

Siç ju premtuam, menjëherë pas provimit të biologjisë u angazhuam maksimalisht me mësuesit dhe ekspertët më të mirë, për të vlerësuar testin dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme që secili prej jush të ketë vlerësim të drejtë, sipas nivelit të arritjeve.

Ju konfirmoj që testi nuk ka asnjë gabim shkencor dhe pyetjet janë hartuar sipas niveleve të vështirësisë, për të diferencuar secilën notë, e për të mos penalizuar as nxënësit e shkëlqyer, por për të vlerësuar të gjithë sipas punës e meritës.

Nisur nga shqetësimet tuaja, kemi punuar ditë e natë me mësuesit vlerësues për të garantuar shpalljen e rezultateve, me cilësi të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë.

Jam shumë e kënaqur që shumë prej jush kanë shkëlqyer, madje edhe përtej pritshmërive, duke vërtetuar që testi ka qenë një matës i mirë i përgatitjes së gjithsecilit

Tashmë rezultatet janë të publikuara në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe secili prej jush mund të gjejë vlerësimin e testit të tij.

Sot gjatë ditës do të publikoj edhe disa teste të maturantëve që janë përgjigjur saktë dhe kanë marrë pikët maksimale. Ju uroj të gjithëve shumë suksese në vazhdimin e rrugëtimit tuaj drejt dijes!

Suksese të mëtejshme të gjithë maturantëve!” tha ajo.

Paraardhëse

43 vite pa dalë nga garazhi, BMW-ja e rrallë del në ankand

Pasardhëse

Vjen lajmi i keq për Rusinë, zbulohet çfarë po planifikon SHBA

Pasardhëse

Vjen lajmi i keq për Rusinë, zbulohet çfarë po planifikon SHBA

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Kiara tregon se çfarë bisedoi me Efin pasi doli nga Big Brother

Nga lajme4
26 March, 2023
0

U duk se pati një krisje mes miqësinë së Kiarës dhe Efit pasi produksioni i shfaqi një video ku kjo...

Shpati lidhet me modelen e njohur pas daljes nga BBV

26 March, 2023

Kush janë 5 deputetët të PD bojkotuan votimin për Bejkon si kandidat për Tiranën

26 March, 2023

Olta e thotë troç: Për Luizin kam afeksion

26 March, 2023

Njohja e tyre filloi jashtë, Luizi dhe Jori çudisin me deklaratat

26 March, 2023
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.