Një çantë e dyshimtë poshtë shkallëve të një pallati në zonën e ‘Unazës së Re’ ka alarmuar policinë e Tiranës.
Mësohet se çanta është gjetur poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh, ndërsa brenda saj dyshohet se ka lëndë plasëse.
Informacion Paraprak
Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e “Unazës së Re” poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post