Personi që shihni në foto është Armando Pezaku. Ky i fundit, drejtonte kamionin, ku u kapën 613 kilogramë kokainë në portin e Durrësit.
Kamioni ishte i mbushur me banane dhe poshtë tyre fshihej sasia rekord e kokainës.
Bashkë me të u arrestua edhe 25-vjeçari Donaldo Lushaj.
Ishte drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu së bashku me prokurorin Besim Hajdarmataj që dhanë detaje për kokainën.
Droga ishte e ndarë në 528 pako të mbështjella me natriban me kode të vendosura nga trafikantët.
Policia e Shtetit bëri me dije se vlera e ngarkesës me kokainë në treg është mbi 180 milionë euro. Ngarkesa është marrë në dorëzim nga “Arbri Garden”. Veliu tha se pronari i kontejnerit është Arbër Çekaj.
a
Diskutime rreth kësaj post